Aksident i rëndë në Gjirokastër, kamioni përplas 5 automjete, lëndohen 2 persona

17 Prill 2026 | 17:10

Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e njohur si Folesha, në Gjirokastër, ku një mjet i bashkisë që transportonte rërë për punime në rrugë ka pësuar defekt në sistemin e frenimit.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi ka dashur të ndezë mjetin me të lëshuar, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë, duke përplasur disa automjete të parkuara përgjatë aksit. Më pas, mjeti ka goditur edhe një automjet tip “Benz” që po hynte në kthesë në momentin e aksidentit.

Në total kamioni ka përplasur 5 automjete dhe ka lënë të lënduar lehtë 2 persona, si dhe ka dëmtuar një banesë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026