Aksident i rëndë në Gjirokastër – Makina përplaset me mjetin e ushtrisë, 2 viktima

17 Shkurt 2025 | 14:52

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.

Si pasojë e përplasjes mes një automjeti civil dhe një mjeti të ushtrisë, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:00, një automjet tip “Volkswagen Caddy”, me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një automjet tip “Mad” të Ushtrisë, që drejtohej nga shtetasi B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes fatale, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Caddy”, shtetasi P. K., si dhe pasagjeri që ndodhej në këtë automjet, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të Ushtrisë, shtetasi B. Gj., ka pësuar lëndime të lehta dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Autoritetet dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026