Aksident i rëndë në Peqin, makina përplas për vdekje 10-vjeçarin

31 Tetor 2024 | 15:19

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri është shënuar të enjten në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë të Peqinit. Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përfshirë në një aksident në rrugë.

Njëra prej makinave ka dalë nga rruga dhe ka përplasur të miturin, duke i marrë jetën.

10-vjeçari u përplas nga automjeti tip Volkswagen golf. Automjeti drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti, 46 vjeç, ndërsa automjeti tjetër tip Audi drejtohej nga Mikel Petriti, 41 vjeç.

Viktima është identifikuar si Enjo Tabaku. I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta.

Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026