Aksident i rëndë në Sarandë, motori përplaset me një lopë dhe më pas nga makina

Foto ilustruese
26 Dhjetor 2023 | 10:06

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Mesopotam-Livadhja.

Korrespondentja e Euronews Albania bën me dije se motori me targa AP538 me drejtues shtetasin Piro Miconi, 34 vjeç, është përplasur me një lopë dhe për pasojë ka humbur drejtimin.

Menjëhere pas kësaj, motori është goditur nga një automjet që po kalonte në aksin rrugor, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të 34-vjeçarit.

Nga përplasja mbetën të lënduar dhe drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit Kristi Leka. 34 vjeçari Miconi është nisur mëngjesin e të martës me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ndërkohë që i lënduari tjetër, Leka ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Sarandës.

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë drejtuesin e automjetit, shtetasin Mico Gerbura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026