Aksident i rëndë në aksin “Levan-Tepelenë”, 7 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.
Burime zyrtare nga policia e Fierit pohojnë se janë përplasur dy automjete e si pasojë janë plagosur 7 persona.
Në spital janë paraqitur për ndihmë 5 persona, mes të cilëve dy fëmijë. Një nga fëmijët, i moshës 3 vjeçarë ka hyrë në sallë të operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërsa gjendja shëndetësore e personave të tjerë nuk dihet ende.
Në vendngjarje kane shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në