289 të mitur në timon. Në 2023, u shkaktuan 29 aksidente nga shoferë nën 18 vjeç
Drejtimi i makinës nga minorenët është kthyer në një nga shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda. Gjatë këtij viti policia ka konstatuar 289 raste kur mjetet drejtoheshin nga persona nën moshën 18 vjeç.
Gjatë vitit 2023, nuk kanë qenë të pakta rastet kur të miturit në drejtimin e një makine, janë bërë shkak për aksidente rrugore, e në disa raste dhe me pasoja fatale.
Deri më tani janë konstatuar nga policia 289 të mitur, që drejtojnë një makinë. Ndërkohë 29 aksidente janë shkaktuar nga këta drejtues.
Shumica e fëmijëve që janë kapur nga policia në timon, kanë marrë mjetet e prindërve. Sipas të dhënave që bëhen dije nga policia, mësohet se për çdo pronarë automjetesh, që kanë lejuar të mitur në drejtimin e makinës, rastet janë referuar në prokurori dhe janë marrë masa administrative.
Sipas Kodit Rrugor, shtetasit shqiptarë mbi 18 vjeç kanë të drejtë të pajisen me leje drejtimi. Dhënia e makinës pa patentë apo pa mbushur moshën përbën vepër penale
Në Sarandë, verën e 2023, një 17 vjeçar, në drejtimin e një mjeti, përplasi për vdekje një çift turistësh të cilët lëviznin me motor.
Rasti më i fundi ishte po në Sarandë, ku 3 të mitur udhëtonin me një makinë që drejtohej nga një 14 vjeçar. Aksident nga icili mbeti për pasojë mbeti i vdekur 14-vjeçari që ishte pasagjer në makinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian