Aksidenti i djalit të gjyqtares së Berishës, Dervishi: Informacionet që kam
Eskorta e Gardës së Republikës, që shoqëronte djalin e gjytares së GJKKO Irena Gjoka, u përfshi mbrëmjen e të premtes në një aksident, ku u përplas nga makinë e patrullës së policisë rrugore.
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Dervishi tha se ngjarja nuk mund të shihet si një aksident i thjeshtë dhe apeloi që efektivit t’i bëhet testi i drogës.
Gazetari theksoi se në bazë të informacioneve që ka, janë shumë efektivë të policisë rrugore që konsumojnë lëndë narkotike.
“Unë shof të shtuara makina të shtrenjta me fenerlina që nuk kanë lidhje me këto fenerlina. I mbajnë të pautorizuar dhe unë besoj se aty mund të gjesh djalin e ministrit, vëllanë, ndonjë kriminel, apo ndonjë ndërtues që është mirë t’i shmangësh.
Mendoj se sipas informacioneve që kam këta policët e qarkullimit rrugor janë pak mallista. I duhet bërë një test atij policit. Ai gabim nuk duhet të shihet aq thjesht.
Për rastin e incidentit do thoja këtë, ai ishte polic i qarkullimit rrugor, vetëm ai nuk mund ta bënte atë gabim”, tha Dervishi.
Si drejtuese e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka ka pasur mbrojtje nga Garada, ndërkohë numri i efektivëve që e ruajnë, atë dhe familjen, i ishte shtuar që pas vendimit dhënies së masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë