Aksident i trefishtë në Elbasan, tre të plagosur, një në gjendje të rëndë
Një aksident i trefishtë është rregjistruar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.
Në aksident janë përfshirë tri automjete të cilat pas përplasjes mes tyre janë shkatërruar pjesërisht.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe të paktën dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, janë përplasur 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit O. L., 27 vjeç, R. SH., 46 vjeç dhe S. Zh, 71 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “BMW”, shtetasi S. Zh., i cili është në kujdesin e mjekëve.
2 drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale