Aksident me vdekje në Lushnjë, karrotreci përplas këmbësorin

Foto ilustruese
10 Prill 2023 | 08:36

Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
17:13 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje...
16:43 | 30/06/2026