Aksident në aksin Kapshticë-Bilisht, një i vdekur dhe një i plagosur

Foto ilustruese
1 Korrik 2022 | 19:31

Një aksident ka ndodhur në aksin Kapshticë-Bilisht këtë të premte duke lënë pas një viktimë dhe një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një kthesë të fortë pak metra larg Stacionit të Policisë Kufitare kur drejtuesi i mjetit 31 vjeçari Arjan Shtika banues në fshatin Hoçisht të Devollit duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara ka humbur kontrollin e mjetit  e për pasojë është përplasur në barrierat mbrojtëse të rrugës.

Përplasja ka qenë kaq e fortë sa mjeti ka kryer disa rrotullime në rrugë për të përfunduar më pas në kanal. Nga përplasja  drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në çast ndërkohë që personi tjetër që udhëtonte me viktimën ka marrë plagë të shumta por jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia thanë se në momentin e aksidentit aksi rrugor për shkak të reshjeve të shiut ka qenë me lagështirë dhe për shkak te shpejtësisë së madhe viktima e ka pasur të pamundur të mbajë nën kontroll automjetin tip Hyundai.

Në këtë aks rrugor ka pasur edhe aksidente të tjera madje me pasoja fatale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO)

Një sasi tritoli është vendosur pranë një lokali në lagjen “Pavarësia” mëngjesin e kësaj të enjteje. Në zonën e njohur si pranë rrugës së “Cipajve”,...
08:25 | 02/07/2026

Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Do të jepet në bazë mujore

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan mëngjesin e kësaj të enjteje një takim me pensionistët. Gjatë fjalës së saj,...
08:17 | 02/07/2026

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026