Aksident në aksin Korçë-Maliq, plagosen tre persona
6 Nëntor 2024 |
17:25
Një aksident me 3 të plagosur në një aksident në aksin rrugor Korçë-Maliq. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Bulgarec.
Sipas policisë së qarkullimit rrugor një mjet i vogël, veturë, ka dalë papritur nga një rrugë dytësore në aksin nacional.
Një mjet i tonazhit të rëndë që po lëvizte nga Korça në drejtim të Maliqit për të shmangur përplasjen ka devijuar në krahun tjetër të rrugës, duke sjellë përplasjen me një mjet tjetër.
Nga përplasja të dy mjetet kanë përfunduar në kanal duke shkaktuar 3 të plagosur. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Të gjithë të plagosurit janë aktualisht në spitalin e Korçës aty dhe ku po marrin ndihmën mjekësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
Po vijon seanca në GJKKO ndaj Laert Haxhiut, ndërkohë që në seancë ka dëshmuar Sami Bashaliu për vrasjen e kushëririt të tij, Albi Bashaliut, i...
Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku në cilësinë e...
Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Policia e Shtetit ka informuar qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe linkeve mashtruese, të cilat...
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)