Aksident në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, plagosen dy persona, mes tyre 13-vjeçari

7 Mars 2024 | 20:05

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin “Lushnjë-Berat”, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka goditur nga pas një automjet (kamion) tip “Man” me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026