Baza me armatime në Vlorë, ky është i arrestuari, anëtar i një grupi kriminal (FOTO)

7 Mars 2024 | 19:31

Luciano Deraj allias Albano është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi iu gjet arsenal armësh, municione luftarake.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muça, në konferencë për shtyp, bëri me dije se Albano Deraj, është nën hetim për kryerjen e dy veprave të rënda kriminale të ndodhura disa kohë më parë në Vlorë.

Mësohet se ai posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, per llogari të tij dhe  personave të tretë të një grupi kriminal në këtë qytetet, të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan:

  • Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar në gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)
  • Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë të tjera zjarri pushkë snajpere.
  • Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
  • Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
  • Një armë, e futur në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
  • Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.
  • Mine e pershtatur me celular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
  • Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata
  • Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten
  • Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
  • Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
  • Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
  • 15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
  • Një sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri
  • 18.Një sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
  • 19 Disa mijëra fisheke luftarake calibrave të ndryshëm , ndezësa granatash dore.
  • Disa aparate telefonik celular që do i nenshtrohen ekspertizes
  • Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
  • Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.
  • Njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
  • Një numër i madh targash automjetesh dhe celesash të ndryshëm automjetesh
  • Disa maska me ngjyrë të zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokës së njeriut.
  • 26 Disa fenelina policie e veshje të ndryshme.

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar “Knock Out 4 dhe 5” që u finalizua gjatë muajit Shkurt, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: 1 minë me telekomand, 5 kallepe tritol, 7 kapsolla dentoatore, 4 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, , të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026