Nga kallashnikovi, te snajperi e maskat, zbulohet baza e armatimit në Vlorë
7 Mars 2024 |
18:59
Policia e Vlorës ka zbuluar një bazë armatimi në fshatin Babicë. Në pranga është vënë një person nga ky fshat, që dyshohet se ka lidhje me grupet kriminale.
Drejtori i policisë së Vlorës Ermal Muçaj tha në një deklaratë për mediat se janë sekuestruar armë të kalibrave të ndryshëm, mes të cilave një snajper, municione, veshje për maskim.
Gjithashtu, Muçaj bëri me dije se grupi kriminal kishte radio të lidhura me valët dhe frekuencat e policisë.
Brenda bazës janë gjetur edhe mina me telekomandë, si edhe sasi të konsiderueshme parash.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan:
- Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar në gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)
- Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë të tjera zjarri pushkë snajpere.
- Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
- Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
- Një armë, e futur në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
- Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.
- Mine e pershtatur me celular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
- Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata
- Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten
- Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
- Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
- Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
- 15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
- Një sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri
- 18.Një sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
- 19 Disa mijëra fisheke luftarake calibrave të ndryshëm , ndezësa granatash dore.
- Disa aparate telefonik celular që do i nenshtrohen ekspertizes
- Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
- Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.
- Njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
- Një numër i madh targash automjetesh dhe celesash të ndryshëm automjetesh
- Disa maska me ngjyrë të zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokës së njeriut.
- 26 Disa fenelina policie e veshje të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve