Dukati i Vlorës drejt shpopullimit, dikur me 350 familje, sot vetëm 200 banorë
Ndër breza, fshati Dukat në Vlorë njihet për bujarin e mikpritjen, traditat dhe shpesh i përmendur në ngjarje të rëndësishme historike.
Por edhe ky fshat me lavdi të madhe e që dikur banohej nga rreth 350 familje nuk i ka shpëtuar fenomenit të shpopullimit që ka prekur shumë zona të vendit, vitet e fundit. Sot në këtë fshat qetësia mbizotëron, zërat e vetëm që dëgjohen tek tuk, janë ato të të moshuarve që merren me blegtori dhe ndihmohen nga fëmijët në emigracion.
“S’ka gjallëri, tani as qahet as këndohet, e hidhur është largimi po nuk vijnë, kemi mall të shikojmë, kemi mall”, thotë një banor.
“Vetëm ne kemi ngelur pak të rinj, më të shumtit kanë ikur, janë larguar me emigrim. Papunësia, gjendja ekonomike, kanë ngelur vetëm pleq. Po, e kam menduar dhe do largohem se nuk shtyhet më kështu, është gjendje e mjerueshme mund të them”, shprehet një tjetër.
Shkolla e Dukatit, ku më parë kanë qenë të regjistruar rreth 300 nxënës, sot është e mbyllur. Prej 7 vitesh dera e shkollës nuk hapet pasi nuk ka nxënës. Dikur e mbushur me fëmijë, sot në oborrin e shkollës së Dukatit kullosin bagëtitë.
Para viteve 90’ në Dukat banonin rreth 1500 banorë, ndërsa sot fshati nuk ka më shumë se 200 banorë. Të rinjtë janë larguar në emigrim për shkak të kushteve të vështira dhe papunësisë së lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike