Aksident në autostradën Vlorë-Fier, dy të plagosur

10 Janar 2025 | 10:35

Një automjet tip Volkswagen Golf, me targa AB 049 OT, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në autostradën Vlorë-Fier.

Në automjet ndodheshin një çift bashkëshortësh, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Automjeti ishte duke lëvizur në autostradë nga Vlora në drejtim të Fierit

Sipas Policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, që ka bërë që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026