Aksident në Durrës: Dy automjete përplasen kokë më kokë, njëra përfundon në kanal

19 Janar 2025 | 18:09

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durrës, përgjatë rrugës dytësore që çon drejt kampusit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Dy automjete tip “Volkswagen Golf” janë përplasur kokë më kokë, pasi njëra prej tyre ishte në kundravajtje, një situatë që dyshohet se erdhi për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugës në këtë zonë.

Nga përplasja e fuqishme, njëra prej mjeteve përfundoi në kanal. Në automjetin e përfshirë ndodheshin edhe dy fëmijë minorenë, duke e bërë ngjarjen edhe më shqetësuese.

Fatmirësisht, aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz dhe të gjithë personat që ndodheshin në automjetet e aksidentuara kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026