Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

24 Tetor 2024 | 11:18

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur këtë të enjte në unazën e qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondenti i Euronews Albania në Korçë, viktima është pensionist, rreth të 70-ave.

Viktima nuk është identifikuar ende.

Ka qënë vet drejtuesi i mjetit ai i cili e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë.

Pasi ka dërguar të aksidentuarin në spital, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga oficerët e policisë ku ka dhënë sqarimet e duhura për ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026