Barcelona leksion “gjerman” Bayern-it, Zhegrova dhuron spektakël ndaj Atletico-s.
9 vite i janë dashur Barcelonës për t’i kthyer reston Bayern-it të Mynihut në një ndeshje të Champions League, ku jo vetëm e fitoi, por i dha një leksion të besuarve të Kompany-t. Një skuadër pragmatiste me një lojë tipike gjermane me topa të gjatë dhe vertikalizime, ide të përkthyera në sukses për trajnerin Hansi Flick. Heroi blaugran do të ishte braziliani Raphinha, i cili realizoi një 3-golësh në portën e Neuer-it, por nuk mund të mungonte as bomberi polak Robert Lewandowski. Në anën tjetër, Harry Kane shënoi golin e nderit për gjermanët, të cilët largohen nga Spanja me kokën ulur, por me një rezultat 4-1, që tregon se problemet janë të pafundme.
Fitore mbrëmjen e së mërkurës morën edhe Liverpool-i, që mposhti minimalisht Leipzig-un në transfertë, Manchester City që likuidoi Sparta Pragën 5-0, apo Inter-i që u mjaftua me golin e Thuram-it ndaj Young Boys. Lille ishte surpriza e padiskutueshme, duke mposhtur një tjetër ekip madrilen, Atletico-n. Vendësit shënuan të parët me Alvarez-in, por Zhegrova nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Si zëvendësues, ylli i Kosovës i shtangu të gjithë me një eurogol dhe pas tij David me dopietë vulosi triumfin 1-3.
Benfica u mposht në shtëpi nga Feyenoord 1-3, ndërsa dy përballjet e luajtura pasdite, Atalanta-Celtic dhe Brest-Leverkusen, nuk patën fitues.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)