Aksident në Kukës, makina humb kontrollin e del nga rruga, 2 të plagosur

17 Tetor 2023 | 14:18

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Kukës-Morinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi F. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi F. K., dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K.K., të dy banues në Fushë Arrëz, Pukë, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026