Aksident në Levan–Tepelenë, plagoset drejtuesi i motorit që u përplas me një makinë

2 Gusht 2025 | 21:00

Një aksident mes një makine dhe një motori ka ndodhur pasditen e së shtunës në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026