Aksident në Lezhë, kamionçina përplas motorin! Plagoset 24-vjeçari
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në qytetin e Lezhës. Mësohet se rreth orës 17:00 në Ishull Lezhë është aksidentuar një motor.
Sipas njoftimit të policisë një kamionçinë ka përplasur motorin ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar.
Ai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 17:00, në Ishull Lezhë, një mjet (kamionçinë), me drejtues shtetasin A. L., 44 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. D., 24 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 24-vjeçari, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona