Aksident në Lushnjë, dy makina përplasen gjatë parakalimit. Plagosen 2 persona

23 Prill 2024 | 21:04

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në bay passin e Lushnjës. Dy makina janë fërkuar gjatë një parakalimi dhe si rezultat shoferi i Audi-t ka humbur kontrollin e makinës, duke u përplasur kështu me barrierën anësore.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një person tjetër i cili po udhëtonte në makinë me të. Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për të dokumentuar rastin. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë. Kjo pjesë e bay passit në Lushnje ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe disa herë me fatalitete në aksidente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026