Aksident në Moravë/ Përmbyset Benzi, drejtuesi del pa lëndime

15 Maj 2025 | 21:59

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë.

Një automjet tip Benz me targa AA 991 GZ, i cili po qarkullonte nga Berati në drejtim të Dimalit, ka humbur kontrollin dhe ka rrëshqitur duke u përmbysur.

Drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime nga makina, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë rrugore.

Ata janë duke kryer veprimet e para për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Paraprakisht, mendohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.

Mjeti është larguar nga vendi i aksidentit me ndihmën e një karroatreci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026