Aksident në Pogradec| ‘Benzi’ del nga rruga, plagoset drejtuesi 38-vjeçar
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Nizhavec të Pogradecit.
Sipas burimeve të Policisë, bëhet me dije se një 38-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij tip ‘Benz’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga.
38-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:10, në fshatin Nizhavec, Pogradec, shtetasi E. P., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi E. P. është dërguar në spital, për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar