Aksident në Pogradec, kamioni përplaset me “Benz-in”, dy të plagosur

18 Maj 2023 | 07:45

Një aksident ka ndodhur në Pogradec, ku një kamion është përplasur me “Benz-in” e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj Komisariatin nr.3 (VIDEO)

Ky është momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj komisariatin numër 3 në Tiranë duke thyer xhamat dhe shkatërruar derën pas mesnatës së të shtunës....
08:45 | 05/07/2026

Aksident në mesnatë në Korçë, Audi përmbyset në mes të rrugës

Një mjet tip “Audi” ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës në mesnatë, pasi një i ri nga Korça ka humburin kontrollin e mjetit...
08:17 | 05/07/2026

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026