Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy të rinj
Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë- Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Dy të rinj që ndodhen në Sarandë për turizëm ishin duke udhëtuar me motor me drejtim nga Saranda drejt Ksamilit.
21-vjeçari Giussepe Dani, shtetas italian që ishte gjithashtu edhe drejtuesi i motomjetit me targe BV183 ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është rrëzuar. Në motomjet sëbashku me 21-vjeçarin italian ndodhej edhe 21-vjeçarja shqiptare Artena Llani.
Pas rënies janë plagosur që të dy. Menjëherë janë transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor pas njoftimit të marrë u ndodhën në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës