Aksident në Sarandë/ Benzi me 3 adoleshentë bie në përrua, njëri në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar – Bajkaj në Delvinë, Sarandë.
Sipas burimeve për Euronews Albania, mësohet se tre adoleshentë të moshave 13, 14 vjeçare duke udhëtuar me një mjet “Benz” kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua.
Menjëherë kanë shkuar në vend ambulancat e Sarandës dhe adoleshentët janë transportuar në urgjencën e Sarandës.
Adoleshentët janë shtetasti A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. 14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë.
Sipas bluzave të bardha, është i intubuar dhe dyshohet se ka pësuar goditje të rëndë në kokë, ndërsa nuk ka reagime.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak-Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë