Aksident në tunelin e Llogarasë, përplasen dy automjete! Bllokohet qarkullimi

23 Prill 2026 | 17:58

Një aksident rrugor është regjistruar brenda tunelit të Llogarasë pak orë më parë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet gjithashtu se nga ky aksident janë plagosur disa persona të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe nodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy mjetet, ndërsa qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht.

“Sot, më datë 23.04.2026, rreth orës 17:20, është marrë njoftim për aksidentin. Sipas të dhënave paraprake, mjeti i parë tip BMW, me targa angleze, drejtohej nga një shtetas banues në Vlorë. Ndërsa mjeti tjetër, tip Volvo, drejtohej nga një shtetas banues në Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës, ndihmën ndaj të lënduarve dhe garantimin e sigurisë në tunel.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht, ndërsa autoritetet po punojnë për normalizimin e trafikut dhe largimin e mjeteve të dëmtuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026