Aksident tragjik në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një këmbësore
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, shtetasja Heidije Bajrami, rreth 65 vjeçe, është përplasur nga një automjet tip “Toyota”, i drejtuar nga shtetasi Xheladin Omeri. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar të moshuarës dëmtime të rënda.
E lënduara është transportuar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Librazhdit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit po merret në pyetje për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor