Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari
12 Korrik 2025 |
08:48
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 00:40 të së shtunës në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e Marikajt, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën dhe dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, shtetasi D. D., 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri E. B., 19 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident tragjik në Gjadër: Humb jetën një turist i huaj
- VIDEO/ Autobusi Kamëz–Tiranë përfshihet nga flakët, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime
Lajme të Sugjeruara
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike