Aksident tragjik në Itali, humb jetën 22-vjeçarja shqiptare dhe 3 fëmijë të mitur

31 Tetor 2022 | 11:42

Një aksident i rëndë me pasojë 4 të vdekur është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën Via Emilia, Parma, Itali.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtëpi të pabanuar në komunën e Reggio Emilia.

Për pasojë katër persona, një vajzë 22-vjeçare dhe tre fëmijë të moshës 2, 8 dhe 12 vjeç kanë vdekur menjëherë, ndërsa një burrë është shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve fillestare, vajza 22-vjeçare është nëna e fëmijës 2-vjeçar ndërsa i plagosuri është partneri i gruas dhe babai i fëmijës 2-vjeçar.

Familja me origjinë shqiptare po udhëtonte kur automjeti u përplas me murin për arsye që nuk dihen: makina është shkatërruar plotësisht dhe e thërrmuar.

Sipas informacioneve të para, në makinë ndodhej 22-vjeçarja dhe partneri i saj me djalin 2-vjeçar, ndërsa dy fëmijët e tjerë të moshës 8 dhe 12 mendohet të jenë të afërm të tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026