Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë i riu shqiptar. Në gjendje të rëndë 2 miqtë

12 Tetor 2024 | 10:17

Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit  të kësaj të shtune në zonën e Supinos, pranë qytetit të Frosinones në Itali.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Alatri, humbi jetën.

Ai po udhëtonte me një makinë tip “Ford Focus” së bashku me dy miq të tij, gjithashtu shqiptarë, kur për arsye ende të paqarta makina doli nga rruga dhe u përmbys.

Sipas një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes, përplasja ishte aq e fortë sa trupi i të riut u gjet pa shenja jeta jashtë automjetit.

Ndërkohë, dy të rinjtë e tjerë që ndodheshin në makinë janë dërguar në spitalin e Frosinones në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Personeli i emergjencës, zjarrfikësit dhe karabinierët e stacionit Supino mbërritën menjëherë në vendngjarje

Policia e Supinos, së bashku me zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, po hetojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026