VIDEO/ Aksidenti tragjik në Lezhë një ditë më parë, identifikohen viktimat babë e bijë
Lidhur me një aksident tragjik të ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Lezhë–Gjadër, në afërsi të fshatit Gocaj, janë identifikuar dy viktimat babë e bijë.
Viktimat janë identifikuar si Anton Keçi, 53 vjeç, dhe vajza e tij, Bora Keçi, 20 vjeçe. Ngjarja u zbulua vetëm në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi djali i familjes denoncoi në polici humbjen e kontakteve me babanë dhe motrën.
Automjet kishte dalë nga rruga dhe u përmbysur në një kanal me ujë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në të.
Nga hetimet rezultoi se automjeti drejtohej nga 20-vjeçarja Bora Keçi, e cila dyshohet se humbi kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal. Anton Keçi ushtronte profesionin e mjekut dhe prej vitesh mbante detyrën e shefit të shëndetësisë në burgun e Shënkollit në Lezhë, ndërsa vajza e tij ishte studente në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)