Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë
Dy të rinj shqiptarë, Samira Xhaferi dhe Albi Çela, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Cleveland, Ohio, më 11 nëntor. Lajmi i rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA dhe në Shqipëri, ndërsa familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për t’i sjellë trupat e tyre në atdhe.
Sipas iniciuesve të fondit, Samira, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin, inteligjencën dhe pasionin e saj për kërkimin shkencor. Ndërsa Albi, 30 vjeç, ishte në përfundim të studimeve në Cleveland State University Laë dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës.
Të fejuar dhe të pandarë, Samira dhe Albi ndanin dashurinë për librat, për dijen dhe për botën e “Harry Potter”, e cila i lidhte edhe më shumë në jetën e tyre të përditshme. Miqtë dhe të afërmit i përshkruajnë si dy të rinj të qetë, të mirë dhe të dashur, që sillnin ngrohtësi kudo ku shkonin.
“Humbja e tyre ka lënë një boshllëk të pamatë në familjet tona dhe në komunitetin që ata prekën me dritën dhe dhembshurinë e tyre,” shkruhet në thirrjen e hapur.
Fushata ka për qëllim të mbledhë fondet e nevojshme për transportimin e trupave në Shqipëri si dhe për shpenzimet e varrimit dhe ceremonive përkujtimore. Familjarët u bëjnë apel të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen që të kontribuojnë sipas mundësive ose të shpërndajnë nismën për të nderuar kujtimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkaktoi aksidentin ku vdiq 17-vjeçari, Prokuroria Fier çon në gjyq italianin
- Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Novoselës, plagosen 5 persona
Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive