Aksidentet gjatë gjashtëmujorit të parë të 2025, problem mbeten drejtuesit e rinj
Në muajin qershor 2025 janë regjistruar 107 aksidente rrugore, me pasoja për gjithsej 140 persona, duke përfshirë humbjen e jetës dhe plagosjen ose lëndimet.
Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe mund të pësojnë ndryshime në përditësime të mëvonshme.
Gjatë periudhës janar–qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas statistikave, në 92.5% të rasteve, aksidentet ndodhin për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Grupi më aktiv në këtë aspekt janë personat në moshën 25–34 vjeç, të cilët janë përgjegjës për 27.1% të aksidenteve të regjistruara gjatë periudhës.
Nga ana e kohës, numri më i lartë i aksidenteve në muajin qershor është regjistruar gjatë ditës së hënë, me 19.6%, ndërsa dita me më pak aksidente është e marta, me vetëm 6.5%.
Sa i përket orarit, periudha më e rrezikshme për aksidente është nga ora 19:00 deri në mesnatë, ku ndodhin 22.4% e aksidenteve totale.
LEXONI GJITHASHTU:
Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet