Gushti sjell fluks të lartë në Qafë Thanë, radhë kilometrike në dalje nga Shqipëria
Pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë, përgjatë sezonit turistik, përballet me fluks mjaft të lartë hyrje-daljesh, kryesisht nga turistët e huaj.
Për pasojë, gjatë kësaj periudhe, kjo pikë kalimi kufitar shënon edhe radhë të gjata, të cilat ditëve të fundit kanë arritur edhe në kilometrike, kryesisht në dalje drejt Maqedonisë së Veriut.
Kalimtarët janë të detyruar të presin kryesisht nga 1 deri në 3 orë, sidomos gjatë fundjavave, kohë kur fluksi i lëvizjes është mjaft i lartë.
Turistë, gra dhe fëmijë janë të detyruar të qëndrojnë në temperatura mbi 30 gradë.
Shkak për situata të tilla bëhet gjithmonë pala maqedonase, e cila punon me pak sportele, ndërsa nuk pranon të procesojë me formën e përshpejtuar, e cila është e lejueshme dhe pranueshme në rastet e radhëve kilometrike.
Qytetarët shprehen të indinjuar, ndërsa kërkojnë zgjidhje, pasi edhe pse midis palëve të kontrollit kufitar ka një njëhsim të ambienteve të qëndrimit, kontrolli i dokumenteve është po i njëjti.
Kjo, pasi të dyja palët punojnë me sisteme të ndryshme.
Mesatarisht, përgjatë sezonit veror, në këtë pikë kalimi kufitar hyjnë dhe dalin mbi 10 mijë shtetas çdo 24 orë.
Situata më e rënduar duket në dalje të tokës nga Shqipëria sesa në hyrje, ndërsa e vetmja formë proteste e drejtuesve të mjeteve është rënia e borive për të “zgjuar” kontrollorët.

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti