Aksidentet me monopatinë, ortopedi: Raste me dëmtime të ndryshme, më shumë të rinj
Qarkullimi me një monopatinë, shpesh mund të bëhet shkak për aksident. Në spitalin e traumës përgjatë një muaji paraqiten me dhjetëra raste, ku drejtuesit e monopatinave, janë përfshirë në aksidente me automjete por edhe janë vetë rrëzuar.
“Kemi raste dhe moshat më të prekura, janë moshat e reja se ato i përdorin më shumë”- tha Ilir Hasmuca, kirurg ortoped tek spitali i Traumës.
Mjekët Ortoped, thonë se traumat e shkaktuara nga rrëzimi me një monopatinë janë të ndryshme.
“Mund të bësh dëmtime nga të mëdha, të dëmtosh kokën, hematoma cerebrale, qafën , frakturë, dëmton barkun, gjithë organet në varësi të rrëzimit në momentin ku përplasësh , dëmtimet vijnë nga minimale deri tek të rrezikshme për jetën”- shtoi ai.
Ata i cilësojnë të pasigurta monopatinat dhe sugjerojnë shtim të masave mbrojtëse.
“Një liçensë përdorimi, një mënyrë si duhet përdorë, ca rregulla ca duhet të përdorin këta njerëz, kokoren, gjunjëset, brrylset duhen ca element sigurie mbi atë mjet”- tha mjeku.
Një tjetër element që çojnë në aksident, jo vetëm drejtuesit e monopatinave, por edhe të biçikletave apo këmbësorët është mungesa e vëmendjes në rrugë.
“Numri i aksidenteve është në shifra alarmante, bëj thirrje të jenë të kujdesshëm, si japin makinës, motorit , edhe këmbësorët të jenë vesh e sy te rruga, pa telefon pa kufje, sepse ndonjëherë dikush të sinjalizon ti se dëgjon dhe risku rritet”- shtoi kirurgu Hasmuca.
Sipas të dhënave zyrtare vetëm në dy muajt e parë të 2023 janë në vend janë regjistruar 172 aksidente rrugore.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës