Mbyllen aplikimet në bujqësi, 11 prilli afati i fundit për fermerët, ndahen 30 mln €

10 Prill 2023 | 15:19

Fermerët në të gjithë vendin kanë pasur 3 javë kohë për të përfituar 30 milionë euro nga subvencionet e qeverisë. 11 prilli shënon ditën e fundit të aplikimeve, ndërsa këtë vit është parë një interes i lartë nga ana e tyre.

11 prilli është afati i fundit i aplikimeve për subvencione në Bujqësi. Qeveria garanton 30 milionë euro këtë vit për mbështetjen e fermerëve, blegtorëve dhe peshkatarëve.

Plano rezultoi me një interesim shumë të lartë nga ana e fermerëve që aplikuan përmes portalit e-albania. Shifrat e plota nuk janë bërë ende publike nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, por Euronews Albania mëson se vetëm në qarkun e Korçës kanë aplikuar 12 mijë fermerë, nga të cilët 90% kanë kërkuar naftë falas.

Në të gjithë vendin për skemën e naftës falas janë vënë në dispozicion 12 milion euro, ku për të tretën herë në radhë, fermerët do të do ta përfitojnë atë, duke reduktuar kështu kostot e shumta të aktiviteti të tyre prodhues.

Ministia e Bujqësisë hartoi 9 masa mbështetëse përfshirë dhe sektorin  e bletërritësve, fermat e serave si dhe fermat organike. Subvencionet këtë vit do të shpërndahen edhe për të interesuarit në ndërtimin e tregjeve të reja bujqësore dhe blegtorale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026