Aksidenti i rëndë në Përrenjas-Librazhd, identifikohet 20-vjeçarja që humbi jetën
Një 20-vjeçare humbi jetën në një aksident të rëndë të shënuar pas mesnatës në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas-Librazhd.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Pishkash në Njësinë Administrative Qukës rreth orës 00.10 janë përfshi në aksident një autoveturë dhe një kamion.
Burime nga vendngjarja konfirmuan se automjeti tip Benz me targë AA 716 KS me drejtues 34-vjeçarin shtetasin Zef Sinani është përplasur me kamionin me targë SK 3842 BO me drejtues një shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Në vendngjarje humbi jetën Megi Xhetani, 20 vjeçe. Raportohet se viktima ishte pasagjere në automjetin tip “Mercedes-Benz”, i cili drejtohej nga 34 vjeçi Zef Sinani.
Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shumta në trup.
Shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së autoveturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet