Aksidenti me 1 viktimë e 5 të plagosur në aksin Korçë-Devoll, arrestohet 23-vjeçari

5 Shkurt 2024 | 12:10

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin i cili pasditen e së dielës u përfshi në një aksident me vdekje në aksin “Korçë-Devoll”.

Sipas policisë i riu nën drejtimin e një automjeti tip “Hyundai”, ka përplasur një automjet që drejtohej nga 36-vjeçari Elvis Mizaku.

Mizaka nuk i mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë në autoambulancë. Gjithashtu të plagosur mbetën dhe 4 pasagjerët që ndodheshin në automjetin që drejtohej nga 23-vjeçari banues në Kamëz.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Belorta, 10 km larg nga qyteti i Korçës ku një manovër e gabuar nga 23-vjeçari ka sjellë dhe përplasjen “kokë me kokë” te te dy mjeteve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Belorta, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka përplasur automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në fshatin Terovë, Maliq. Për pasojë ka humbur jetën 36-vjeçari E. M., si dhe janë dëmtuar shtetasit A. P., 50 vjeç, B. P., 20 vjeçe, D. P., 42 vjeçe dhe Dh. P., 36 vjeçe, banues në Kamëz, Tiranë, pasagjerë në automjetin tip “Hyundai”, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026