Aksidenti te diga e liqenit/ 26-vjeçari mbuloi shokun, shoferi i X6 ende në kërkim
Eldi Allushi dha dëshmi të rreme për aksidentin te diga e liqenit, pasi nuk ishte ai drejtuesi i mjetit, por miku i tij Emiliano Nina.
Eldi Allushi, 26-vjeçari i cili tha se ishte ai në timon kur makina BMW x6 përfundoi në digën e liqenit do përballet me akuzat “Moskllëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Ai ka dhënë dëshmi të rreme lidhur me aksidentin, duke thënë në dëshmine e tij, se ishte në timon kur ndodhi ngjarja dhe sa makina pati një defekt teknik.
Nga ana tjetër shoferi i X6, Emiljano Nina është shpallur në kërkim për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Emiliano Nina, ku ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shkop bejsbolli.
Gjithashtu policia ka referuar në prokurori materialet edhe për Jurgen Allushin. 25-vjeçari do procedohet për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur rreth orës 05:15, të datës 22.08.2023, në Rrugën e Kosovarëve, kanë arrestuar shtetasin:
-E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
-kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të të lirë për shtetasin J. A., 25 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
– kanë shpallur në kërkim shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N., duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi E. A., për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi J. A., i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.
Shtetasi E. A. ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e shtetasit E. N. Policia vijon kontrollet për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 21:18 Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë
- 21:15 Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit