Greqia refuzoi ndihmën për zjarret, vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare

23 Gusht 2023 | 13:53

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me refuzimin nga pala greke të ekipeve të zjarrfikëseve që shprehën gadishmërinë për të ndihmuar me situatën e zjarreve shtetin fqinj.

Përmes një postimi në facebook Peleshi, shkruan se një ekip me 58 efektivësh dhe 10 mjetesh nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, u dislokuan në afërsi të kufirit me Greqinë, për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve greke për përballimin e situatës së zjarreve.

Peleshi shton se ekipet e zjarrfikëseve nuk e kaluan kufirin, për shkak se pala greke nuk e pranoi ndihmën e dhënë duke thënë se nevojat janë plotësuar nga vendet e tjera të BE-së.

Ministri në reagimin e tij shpreh solidaritetin me shtetin grek dhe uron që situata problematike e zjarreve të përfundojë sa më shpejt.

POSTIMI I MINISTRIT TË MBROJTJES

Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie!

Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka treguar gatishmerine e menjehershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër u dislokuan në afërsi të shtetit fqinj, në ndihmë të kolegëve grekë, ne pritje te konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kane nevoje.
Ndërkohë, pas kesaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme nderhyrja me modulet tokesore të ofruar nga Shqiperia për shkak se ato janeë plotesuar nga vende të tjera.

Ministria e Mbrojtjes uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë dhe mbetet e anagazhuar për t’iu bërë krah miqve, partnerëve dhe fqinjëve në çdo rast kur kërcënimi bën të nevojshëm riafirmimin e parimeve që na bashkojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026