Zjarret në Greqi, Rama: E trishtë të shohësh fqinjët tek vuajnë nga zjarret
Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetin social X sa i takon zjarreve që kanë përfshirë Greqinë.
Ai u shpreh se është e trishtë të shohësh vendin fqinj tek vuan vazhdimisht nga zjarret.
“Populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë,” – u shpreh Rama.
It is so sad to watch our beautiful neighbouring country constantly suffer from wildfires, while the brave Greek people and all of them in uniform fighting against such devastations deserve our full solidarity and profound admiration🇦🇱❤️🇬🇷 pic.twitter.com/nr5sMwnBzU
— Edi Rama (@ediramaal) August 22, 2023
18 trupa janë gjetur të djegur në një zonë pyjore të Greqisë veriore, thotë shërbimi grek i zjarrfikësve.
Nga informacionet paraprake besohet se viktimat mund të kenë qenë emigrantë. Një mjek dhe grup hetimor po shkojnë në vendngjarje në pyllin e Dadias.
Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret.
Pasi flakët arritën në Aleksandropolis, pacientët e një spitali u desh të evakuoheshin për shkak se situata doli nga kontrolli dhe jeta e tyre rrezikohej.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë