Aksidentohet furgoni në Pogradec, shkak lagështia dhe shpejtësia tej normave

18 Tetor 2024 | 19:13

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec, aksident i ndodhur në afërsi të fshatit Piskupat.

Drejtuesi i një mjeti fugon mallrash ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur në murin mbrojtës të aksit nacional.

Për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme materiale.

Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë si dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Shërbimi zjarrfikës i Pogradecit ka punuar për pastrimin e vajrave në vendin e ngjarjes për të mos patur probleme me drejtuesit e tjerë të mjeteve që përdorin këtë aks kryesor nacional.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026