Aksidentoi një polic, Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 21-vjeçarin

29 Dhjetor 2024 | 10:55

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Rei Bitrin, 21-vjeçarin që aksidentoi një punonjës policie në orët e para të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Xhanfize Keko”.

Gjatë seancës gjyqësore, i riu ka pretenduar se polici i ka dalë përpara papritur dhe nuk e kishte parë në kohë. Sipas Prokurorisë së Tiranës, efektivi i policisë ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rezultatet e ekspertizës mjekësore priten për të sqaruar plotësisht gjendjen e tij.

Prokuroria ka marrë dëshmitë e dy efektivëve të tjerë të policisë që ishin në shërbim në momentin e aksidentit. Sipas tyre, Rei Bitri ishte duke udhëtuar me mjetin e tij privat kur efektivi e kishte urdhëruar të hapte krahun. Pikërisht në atë moment ka ndodhur përplasja, e cila i shkaktoi dëmtime në këmbë punonjësit të policisë.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026