Aksioni i IKMT/ Bizneset në aksin Korçë-Pogradec largojnë rrethimet
Në aksin nacional Korçë-Pogradec, dhjetëra biznese po shembin dhe pastrojnë rrethimet e tyre, pas lajmërimit nga punojësit e IKMT.
Krenar Koçibelli është njeri nga pronarët e serviseve në anë të këtij aksi nacional, i cili ka nisur të prishë rrethimin e biznesit të tij. Me tone të forta ai tregon se është ndjerë i detyruar të bëjë këtë veprim, ndërsa kërkon shpronësimin për hapësirën që po liron.
“Vjen IKMT në biznes, thotë se do largohet rrethimi që e kam bërë në 2000 me leje. Kjo ndodh për dy tre ditë që edhe ndërmarrje të kesh nuk e largon dot. Në punën time largoj rrethimin, këtu nuk merret gjë për bazë. Ti po e merr këtë tokë, pse nuk e shpronëson? Njësoj si Guatemala. Duam të ikim nga sytë këmbët. Tërë këto harxhime, kush i paguan? Do zgjerohet rruga, e jap tokën. Rruga është për të mirën e të gjithëve. Po kjo është shkatërrim total. Kur e bëra ndërtesën, më morën tokë, tani vetëm të mbyll e të iki, fëmijët ikin, të iki edhe unë”, tha Krenar Koçibelli, pronar.
Vetëm në aksin nacional Qafë Thanë – Kapshticë preken rreth 650 biznese qe ndodhen buzë rrugës kryesore ndërsa disa prej tyre kanë nisur vullnetarisht t’i shembin rrethimet.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës