Aksioni i opozitës/Nga ngujimi te greva e urisë, kush janë skenarët që po diskutohen

20 Nëntor 2023 | 15:56

Opozita e drejtuar nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha zotohet se ka ndërmarrë një aksion pa kthim, e madje do ta përshkallëzojnë betejën në Parlament deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Por edhe në seancën e kësaj të hënë, ku miratimi i buxhetit ishte synimi primar i maxhorancës skenari i përgatitur nga opozita u ndal deri në përdorimin e flakadanëve dhe një shkëndije të vogël zjarri aksidental.

Zërave për ngujim në parlament madje deri në grevë urie, nuk i kanë dhënë kurrë një përgjigje shteruese, as Gazment Bardhi si kryetar i Grupit Parlamentar dhe as Sali Berisha si kryetar i “Rithemelimit” të PD. Të dy, e kanë paralajmëruar ashpërsimin e aksionit, madje duke kërkuar nga maxhoranca që të mos t’i shtyjë drejt akteve ekstreme. Por shpjegimi konkret për këto akte ekstreme ka munguar dhe si Berisha edhe Bardhi, kanë hezituar t’i vendosin një emër.

Me Flamur Nokën të përjashtuar nga Lindita Nikolla gjatë seancës dhe të tjerë deputetë demokrat që pritet të marrin të njëjtin ndëshkim, por edhe me komisionet parlamentare që pritet të vijojnë të zhvillohen online, ngrenë shumë pikëpyetje mbi aksionin e opozitës në Parlament.

Pikëpyetjet mbeten të njëjta edhe për aksionet jashtë Parlamentit, edhe pse Bardhi ka deklaruar se opozita është e bashkuar si jashtë edhe brenda Kuvendit, por në 3 takimet që Berisha ka nisur në rrethe kanë munguar deputetët mbështetës të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026