Aksioni i policisë në kampin e muxhahedinëve, vjen deklarata e parë nga Irani

21 Qershor 2023 | 13:32

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kana’ani, ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Në deklaratën e tij, Nasser Kana’ani nënvizoi se Shqipëria duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet që mund t’i vijnë nga organizata e MEK-ut.

“Elementet e grupit terrorist anti-Iran Mojahedin-e Khalq, i njohur si MEK, do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e mikpritësit të tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste”, shkroi Kana’ani në Twitter.

“Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, shtoi ai.

Kujtojmë se pas një urdhëri të lëshuar nga SPAK, efektivët e policisë ushtruan kontrolle në kampin e MEK në Manzë. Por kontrollet e efektivëve hasën në rezistencën e muxhahedinëve, duke detyruar policinë të përdorte gaz lotsjellës.

Gjatë aksionit mbeti i vdekur një person, i cili sipas Policisë së Shtetit nuk vdiq nga veprimet e policisë, por si pasojë e një infarkti kardiak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026