Aktakuzë e re kundër ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan

3 Janar 2024 | 16:25

Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë të mërkurën kundër ish-kryeministrit të burgosur, Imran Khan, për fyerjen e zyrtarëve të Komisionit Zgjedhor, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Naeem Haider Panjutha.

Kjo aktakuzë është një tjetër goditje për Khanin, i cili është duke e kryer një dënim me burg për korrupsion, si dhe përballet me shumë raste të tjera ligjore.

Ajo u ngrit pak disa pasi Komisioni Zgjedhor nuk ia pranoi Khanit kandidaturën, duke ia pamundësuar garimin në zgjedhjet parlamentari të 8 shkurtit.

Khan akuzohet se i quajti kryetarin e Komisionit Zgjedhor, Sikandar Sultan Rajaa, dhe zyrtarët e tjerë “shërbyes personalë” të ish-kryeministrit, Shehbaz Sharif.

Sharif e zëvendësoi Khanin në prill të vitit 2022, pasi ai u rrëzua nga pushtetit përmes një vote të mosbesimit në Parlament nga kundërshtarët e tij politikë. Prej atëherë, agjencitë qeveritare e kanë ndjekur atë në gjykata.

Një ish-lojtar kriketi, 71-vjeçari është figura më e njohur opozitare në Pakistan.

Naeem Haider Panjutha tha se Khan u deklarua i pafajshëm gjatë seancës dëgjimore kur iu lexua akuza.

Aktakuzë e ngjashme u ngrit edhe ndaj njërit nga ish-zëvendësit e Khanit, Faëad Chaudhry.

Zyrtarët zgjedhorë thanë se nuk e pranuan kandidaturën e Khanit për shkak të dënimit të tij për korrupsion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026